Ky është shqiptari 40 vjeçar që u ekzekutua në Kanada (FOTO)
Ardian Kaloshi, është shqiptari i cili është qëlluar për vdekje në një bar nate në East York të Kanadasë.
Identifikim e tij e ka bërë Policia e Torontos, ku thanë se Kaloshi u qëllua në portikun jashtë klubin pranë Woodville Avenue, njofton Klan Kosova.
Mësohet se Ardian Kaloshi, është 40 vjeçar dhe raportohet se ai pësoi dëmtime të dukshme në kokë.

Lexo edheGreqia kërcënon, Turqia i dhuron Shqipërisë paisje ushtarake
Kaloshi u transportua në spital nëpërmjet ambulancës emergjente por më vonë iu konstatua dhe vdekja, shkruan CBC, njofton Klan Kosova.
Shqiptari Ardian Kaloshi, ishte i njohur për policinë për të kaluar të tij kriminale, ai ka jetuar në veri të Torontos por sipas hetuesit Mike Patterson nuk u përcaktua vendi i banimit të tij.
Ardian Kaloshi është identifikuar si viktima e 64-të e qytetit për vrasjet e vitit 2016, ka thënë policia e Torontos, njofton Klan Kosova.















