back to top
Friday, July 25, 2025
BallinaLajmeKy është Shef i Stafit të Kryeministrit, Albin Kurtit

Ky është Shef i Stafit të Kryeministrit, Albin Kurtit

Të ngjajshme

KEK ndan nga 400 euro për të gjithë punëtorët

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK)...

As presidenti i Barcelonës nuk e di se kur do të kthehen në “Camp Nou”

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, nuk dha një konfirmim...

KEK-u ndan bonus për punëtorët e korporatës

Korporata Energjetike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje, në...

Aeroportet e BE-së do të heqin limitin prej 100 ml lëngje në bagazhet e dorës

Pajisjet e kontrollit të sigurisë në aeroporte të afta...

Trump: Hamasi ‘nuk donte’ një marrëveshje të armëpushimit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur shkurtimisht para gazetarëve...

Luan Dalipi do të shërbejë si këshilltari kryesor i Kryeministrit, Albin Kurti, për palët e brendshme dhe të jashtme të interesit për çështjet që kanë të bëjnë me Kryeministrin. Z. Dalipi do të koordinojë punën e kabinetit qeveritar, me Zëvendës Kryeministrat, Ministrat, Zëvendës Ministrat dhe këshilltarët e qeverisë, do të mbështesë qeverinë në formulimin dhe zbatimin e politikave, strategjive dhe planeve, si dhe në komunikim dhe ngritje të vetëdijesimit.

Formimi i gjerë arsimor dhe profesional i Shefit të Stafit të Kryeministrit, z.Luan Dalipi, do t’i sigurojë mbështetje Kryeministrit Kurti në përpjekjet e tij për të kaluar Kosovën në të ardhmen që meriton si një vend i lirë dhe i prosperuar. Ai u arsimua në Shtetet e Bashkuara nga shkolla e mesme deri në një diplomë master në Menaxhim Ndërkombëtar. Luani u kthye në Kosovë në 2001 dhe shërbeu si përfaqësues i Departamentit të Tregtisë së ShBA-së në Ambasadën e ShBA-ve para se të hynte në sektorin privat të Kosovës. Është bashkëthemelues i një prej kompanive më të mëdha të këshillimit në Ballkanin Perëndimor. Luani gjatë njëzet viteve pasuese të ekzistencës së kompanisë së tij ka menaxhuar me sukses dhjetëra projekte të organizatave ndërkombëtare në Kosovë dhe jashtë saj.

Shef i Stafit të Kryeministrit, z.Luan Dalipi, gjithashtu ka qenë themelues dhe ish Kryetar i Bordit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (‘AmCham’), ish bashkëkryesues i Fondit Kosovar Amerikan të Arsimit (‘KAEF’), themelues i Këshillit të Konsulentëve të Biznesit (‘BCC’), dhe konsulent i certifikuar ndërkombëtar në menaxhment. Ai është fitues i disa çmimeve profesionale në fushën e menaxhmentit dhe konsulencës.

“Luani karakterizohet me etikë të fortë pune, vetëmotivim, optimizëm për të ardhmen, dhe performancë të bazuar në rezultate. Ekspertiza e tij – në udhëheqje, menaxhim, koordinim, mobilizim të resurseve njerëzore, konsolidim e bashkërenditje të institucioneve dhe proceseve, dhe krijim të politikave zhvillimore – do t’i shtoj vlerë kabinetit qeveritar. Si Shef i Stafit pritet që ai do të zbatojë mësimet nga e kaluara e tij për të arritur objektivat e qeverisë”, ka vlerësuar Kryeministri Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit