Ky është raportuesi i ri për Kosovën

Eurodeputetja Ulrike Lunaçek, po përfundon misionin e saj si një raportuese e posaçme për Kosovën në Parlamentin Europinan.
Ajo sot ka mbajtur takim lamtumirës në postin e deritanishëm, me Presidentin e vendit Hashim Thaçin ndërsa Klan Kosova mëson se pjesë e këtij takimi ishte edhe pasuesi i saj, raportuesi i ri për Kosovën, Igor Šoltes.
Meqë Ulrike Lunaçek përfundon mandatin e saj, raportues për Kosovën në Parlamentin Europian është zgjedhur politikani dhe avokati slloven, Igor Šolte.
Tashmë eurodeputeti, Šoltes nga 2004 deri në 2013 shërbeu si President i Gjykatës së Auditorëve të Sllovenisë. Në 2008 bëhet e ditur se mori doktoratutë në Fakultetin e Studimeve Sociale në Universitetin e Lubjanës.
Po ashtu ai shihej si n jë kandidat i mundshëm për Ministrinë e Shëndetësisë megjithatë ai raportohet se vendosi të refuzojë ofertën për këtë post për shkak të mungesës politike në koalicion.

Lexo edheRamush Haradinaj kompleton stafin, ka 16 këshilltarë
Ndërsa në 2014, Šoltes fitoi 10.45% të votave duke siguruar për herë të parë një vend si një deputet në Parlamentin Europian.















