back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKy është prioriteti kryesor i qeverisë ‘Kurti’

Ky është prioriteti kryesor i qeverisë ‘Kurti’

Të ngjajshme

KFOR-i gjerman patrullon në veri

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të...

Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti Ambasadorin...

Davide Frattesi drejt transferimit në Premierligë

Davide Frattesi pritet të largohet nga Interi gjatë ditëve...

Një serb në Bajë të Skenderajt e mbyt lopa duke goditur në kokë (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së...

ATK-ja dhe Dogana e Kosovës, njëherësh dy institucionet më kontributdhënëse në buxhetin e shtetit, nga qeveria e porsaformuar po synohet të bashkohen në një institucion të vetëm. Bërja bashkë e tyre është njëra ndër prioritetet në kuadër të zhvillimit ekonomik në planin e harmonizuar nga koalicioni qeverisës, shkruan gazeta “Zëri”.

Dy kontribuuesit më të mëdhenj në thesarin e shtetit, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Dogana e Kosovës, pritet të bashkohen nën një ombrellë. Pavarësisht se në këto institucione ende nuk kanë arritur shkresa zyrtare lidhur me këtë proces, një gjë e tillë parashihet edhe në planin e harmonizuar për zhvillimin ekonomik nga koalicioni qeverisës i sapoformuar. Ishte kryeministri Albin Kurti, i cili posa u zgjodh në krye të ekzekutivit gjatë shpalosjes së prioriteteve të Qeverisë para kuvendarëve ndër të tjera apostrofoi bashkimin e ATK-së me Doganën në një institucion të vetëm. Sipas njohësve të rrethanave, për këtë proces duhen analiza të mirëfillta, pasi e tërë rrjedhoja varet edhe nga funksionimi i administratës, si dhe nga zhvillimi ekonomik i vendit.

Megjithatë, ata kanë vlerësuar se dy institucionet mund të funksionojnë së bashku pa asnjë problem, edhe pse po ata shprehen skeptikë që procesi mund të marrë rrjedhë të paparashikueshme.

Të Fundit

Sport

ShowBiz