Ky është polici që mbeti i plagosur sot nga hajnat që tentuan të vjedhin BKT-në
BILLI

Lexo edheShuma me të cilën kompensohen kosovarët për një ditë të kaluar në burg pa faj

Sot në orët e para të mëngjesit filiali i BKT-së në Veternik u sulmua nga hajnat. me pas u publikua video ekskluzive e rastit.
Gjatë tentim grabitjes, një polici mbeti i plagosur. dhe u mësua se polici i plagosur është R.Mulaj.
Po ashtu u siguruan pamjet e veturës së policisë, ku shihen vrimat qe kanë shkaktuar plumbat e armës së hajdutëve.
Përveç grabitësve, armët janë përdorur edhe nga zyrtarët policorë në vetëmbrojtje, por nuk raportohet për të lënduar tjerë.

Lexo edheShuma me të cilën kompensohen kosovarët për një ditë të kaluar në burg pa faj
Policia, me te gjitha njësitet përkatëse ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka mbledhur informacione ku ka konfiskuar edhe gjurmët e lëna në vend.
Deri pasditen e së premtes, nuk është njoftuar për identifikimin apo arrestimin e të dyshuarve, ndërkohë që hetimet po kryhen nga hetuesit rajonalë./IndeksOnline/