Pasi lufta ka mbaruar dhe koha e heronjëve të pushkës ka kalur, në ditët e sotme hero është të jetosh ndershëm. I tillë është axha Ymer Osmani nga fshati Kllodernicë e Skenderajt, i cili jeton në kushte të rënda dhe të ardhurat e tij të vetme janë ato pak para që mbledh nga shitja e disa shisheve qumësht të lopës së tij, transmeton Drenica Press.
Sipas burimeve të Drenica Press axha Ymer jeton i vetëm dhe nuk ka fëmijë, por të vetmin bashkudhëtar të jetë e ka bashkëshortën e tij.
Ai për çdo ditë merr rrugën nga fshati i tij Kllodernicë për në Skenderaj për të siguruar mbijetesën me qumështin që arrinë të shes.
Fotografi i mirënjohur Sefer Aliqkaj para pak ditësh kishte shkrepur një foto, ku shihet axha Ymer duke shitur qumësht dhe sipas tij tashmë njerëzit bëmirës kanë filluar të trokasin e derën e tij për t’i ndihmuar./drenicapress/