Deputetët e Vetëvendosjes, vazhdojnë t’i mbesin besnik qëndrimeve të tyre kundër demarkacionit.
Për deputetët e VV-së marrëveshja e demarkacionit është e dëmshme për Kosovën, dhe si e tillë nuk duhet të ratifikohet.
Ali Lajçi, deputet i Vetëvendosjes në Kuvendin Kosovës, deklaroi për “Gazeta Blic” se as kjo javë nuk do të jetë përmbyllëse për demarkacioni, ai përsëriti se kjo marrëveshje nuk duhet të kaloj.
“Jo as në këtë javë nuk do të përmbyllet, demarkacioni nuk kalon, madje ka ka përpjekje të konfiziunume prej grupeve brenda qeverisë”, tha Lajçi.
Tutje Lajçi, nuk e ka përjashtuar si mundësi që vendi të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.
“Të gjitha mundësitë janë në lojë, ta shohim si po shkon puna”, është shprehur Lajçi.
Ndërsa, seanca e jashtëzakonshme e thirrur sot për demarkacionin ka dështuar të mbahet, e gjithë kjo për shkak se koalicion qeverisës nuk i ka votat e mjaftueshme që të kalohet kjo marrëveshje.
Seanca është shtyrë për ditën e premte ora 11:00. Për të kaluar kjo marrëveshje, duhen 80 vota.
Theksojmë që kundër kësaj marrëveshja është deklaruar edhe Lista Serbe.