BallinaLajmeKy është numri i kosovarëve që po presin ‘dritën jeshile’ nga MSh...

Ky është numri i kosovarëve që po presin ‘dritën jeshile’ nga MSh për shërim jashtë vendit!

Të ngjajshme

Vrasja e Liridona Ademajt – Kokalla: Në Polici më thanë se isha kryesori i rastit

Në Gjykatën Themelore ka vazhduar seanca për rastin e...

Mjeke shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë brenda QKUK-së, kjo është gjendja e saj

Një mjeke shtatzënë është sulmuar nga qentë endacakë në...

Identifikohet personi i gjetur i vdekur në Prizren

Më 26.03.2026, rreth orës 11:36, policia ka pranuar një...

Ish banorja e ‘BBVK’ s’e fsheh më! Zbulon për herë të parë të dashurin

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” e njëkohësisht e...

Pacientët nga Kosova shpenzojmë miliona euro brenda vitit, për të kërkuar trajtim mjekësorë jashtë vendi, për arsye se në vendin tonë shëndetësia ballafaqohet me mungesa të ndryshme.

Mirëpo, kjo nuk është aspak mirë, pasi që kjo situatë  rezulton në humbje të madhe në aspektin e ekonomisë në Kosovë.

 

 

Në një përgjigje për “Indeksonline”, Ministria e Shëndetësisë ka treguar se sa janë pacientët të cilët janë duke pritur ndihmë për t’u shëruar jashtë vendit.

“Sipas të dhënave të siguruara nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, në pritje për shqyrtim të procedurave nga Bordi Ekzekutiv për aprovim/miratim të shumës financiare për trajtim janë  40  raste”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.

Më tej, dikasteri qeveritar që udhëhiqet nga Ministri, Uran Ismaili ka treguar disa raste se në cilat vende udhëtojnë më së shpeshti pacientët e QKUK-së.

“… shumica e trajtimeve bëhen në Kosovë  (në institucione private), pasuar me disa raste që shkojnë në shtetin e Turqisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe vendeve perëndimore si Gjermania, etj”, thuhet në fund të përgjigjes.

Rikujtojmë, se mungesa e kushteve esenciale në spitalet e Kosovës po i shtynë pacientët të cilët po detyrohen që të kërkojnë trajtim mjekësor jashtë vendit.

Ndryshe, në  këtë vit Ministria e Shëndetësisë për këtë qëllim ka ndarë 6 milionë euro./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz