back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeKy është moti për ditët e ardhshme

Ky është moti për ditët e ardhshme

Të ngjajshme

Kamberi dorëzon propozim për shuarjen e Qendrës Humanitare serbo-ruse në Nish

Në kuadër të grupit parlamentar me SDA e Sanxhakut...

Pas shumë kohësh, vjen foto e re fundviti nga Gjesti

Pas një periudhe të gjatë shkëputjeje totale nga jeta...

Ish-presidenti i Malishevës, humanisti i njohur bën thirrje të votohet Fatmir Limaj të dielën

Ish-presidenti i FC Malishevës, humanisti i njohur nga Gjermania,...

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Hamza tregon mesazhin që mori nga Thaçi e Veseli

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri...

Vdes babai i Mimoza Kusari-Lilës

Ademi Kusari, babai i politikanes së njohur kosovare, Mimoza...
- Advertisement -

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë dy ditëve të ardhshme, përkatësisht të mërkurën dhe të enjten, do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

- Advertisement -

Por sipas IHMK-së, vranësirat, të mërkurën parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

“Borë pritet të bie në perëndim të vendit, atje ku parashihet të fryjë edhe erë mesatare deri e fortë, ndërsa në pjesët tjera të vendit do të ketë reshje shiu e herë-herë edhe fluska bore. Vendi më i nxehtë pritet të jetë Gjakova dhe nuk parashihet të ketë reshje, por kryesisht rreze dielli”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet tutje, temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike do të shënojë rënie, por duke i ruajtuar vlerat e normales. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe në disa pjesë të territorit priten edhe masa nga jugu, shpejtësia e së cilës mundë të arrijë deri 19m/s”, përfundohet në njoftimin e IHMK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz