back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaKulturëKy është libri më i shitur në Panairin e Librit

Ky është libri më i shitur në Panairin e Librit

Të ngjajshme

Shqipëria merr vëmendje botërore për ministren e parë AI

Gazeta e njohur online POLITICO i ka kushtuar një artikull të veçantë...

Rrëzohet helikopteri në Indonezi, katër të vdekur

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur rrënojat e një helikopteri...

Në një konferencë për media të dielën, në ditën përmbyllëse të panairit i cili zuri vend prej datës 6 deri më 11 qershor, përfaqësues të Shoqatës së Botuesve të Kosovës, në mesin e pesëshes së librave më të shitur gjatë gjashtë ditëve të Panairit kanë radhitur edhe veprën e Flutur Mustafas, “Na dy”, më pas “Veprat” të Arbën Xhaferit, “Driëhijet e një diplomati, Faik Konica” të Agron Alibalit dhe “Pa heronjë, pa bujë të Ndriçim Ademajt”.

Në bazë të të dhënave që janë shpalosur, në pesëshen e shkrimtarëve më të kërkuar joshqiptarë kanë qenë “Unë jam Malala” e Malala Yousafzai, “Mbiemri i ri” i Elena Ferrante, “Lufta nuk ka fytyrë gruaje”, e Svetlana Aleksieviq, më pas “Sapiens, një histori e shkurtër e njerëzimit” e Yuval Harari dhe “Harta dhe territori” nga Michel Holluebecq.

Daut Demaku, kryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës që e organizon ngjarjen e librit, ka thënë se këtë vit interesauri i vizitorëve për panair është rritur për 30 për qind.

“E mira është që numri i lexuesve të rinj po shtohet. Këtë vit janë diku rreth 40 mijë vizitorë, që i bie 30 për qind më shumë vizitor më shumë se vitin e klaur. Është një shitje enorme për kushtet e Kosovës e cila as për afër nuk i plotëson kushtet për prezantim të librit”, ka thënë Demaku./koha.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz