Ky është i paraburgosuri që u arratis sot nga QKUK
BILLI
Lexo edhePunëtorët rrinë në këmbë kurse politikanët ulur, reagon Haradinaj: Bile me ju pas qit karrige
Sot në orët e hershme të mëngjesit është arratisur një i paraburgosur nga Klinika e Ortopedike e SHSKUK-së.
“Gazeta Blic” mëson se bëhet fjalë për Adhurim Krasniqin i cili dyshohet se ditë më parë e ka plagosur me armë zjarri menaxherin e On Records, Met Elshanin.
I pandehuri Krasniqi ka qenë duke u trajtuar në Klinikën Ortopedike për shkak të plagosjes që kishte marrë në këmbë gjatë konfliktit të armatosur, nga ku edhe ka ikur sot në orët e para të mëngjesit.

Lexo edhePunëtorët rrinë në këmbë kurse politikanët ulur, reagon Haradinaj: Bile me ju pas qit karrige
Kujtojmë se pas përleshjes me Elshanin, Krasniqit i është shqiptuar masa e paraburgimit nën dyshimin se ka kryer Tentim Vrasje.