back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKy është ekipi i ri nga Drenica që po shkëlqen në futboll...

Ky është ekipi i ri nga Drenica që po shkëlqen në futboll të vogël (FOTO)

Të ngjajshme

Fondi 990,000 euro i BE-së, dalin detaje mbi arrestimin e Mogherinit

Sipas mediave italiane, ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian...

Suspendohen edhe 7 policë për keqtrajtimin e dy personave në Stacionin Policor të Podujevës

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve i...

Bajram Murturi ka marrë të mërkurën pasdite udhë nga Prishtina drejt palestrës së Drenasit për të shikuar derbin e stinorit në futsall ndërmjet Liburnit nga Gjakova dhe Feniksit nga qyteza qendrore e Drenicës.

Kuqezinjtë e qytetit perëndimor kanë dalë kokëlartë nga parketi pas fitores 8:5 në ndeshjen kryesore të xhiros së gjashtëmbëdhjetë dy javë pa përfunduar kampionati i rregullt në ligën e futsallit të Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Më shumë se një mijë shikues – shumica nga Drenasi – kanë mbushur tribunat në të dy krahët e palestrës. Murturi, që i njeh personalisht lojtarët e ekipeve rivale në parket, e ka pasur të zorshme të vendosë për cilën skuadër të bëjë tifo.

“Megjithatë, kam shijuar spektaklin e dhuruar prej lojtarëve, yjeve më të mëdha të futsallit në Kosovë”, thekson prishtinasi Murturi, që është ngacmuar prej shokëve pas fitores së gjakovarëve. Shumica e lojtarëve të skuadrave djersitin fanellat e Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Madje janë bartësit kryesorë të lojës së tyre.

Ndeshja ishte vendimtare për të dy skuadrat. Liburni me fitore ka siguruar vendin e parë dy javë pa përfunduar kampionati i rregullt. Feniksit i duhej fitorja me së paku dy gola epërsi që t’ia rrëmbente vendin e parë Liburnit në prag të fazës së play-offit. Liburni është kampion aktual, ndërkaq Feniksi ka fituar së fundi kupën, pasi mposhti gjakovarët në finale. Janë këto dy skuadra që viteve të fundit dominojnë ligën e futsallit..

Dy skuadrat tjera që do të marrin pjesë në play-off janë edhe Besa e Pejës dhe Prishtina që mbajnë pozitat tre dhe katër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz