back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeKy është aderimi më i ri në Lëvizjen Vetëvendosje

Ky është aderimi më i ri në Lëvizjen Vetëvendosje

Të ngjajshme

Gazetari nga Shqipëria “e djersit” ministren serbe në Beograd me pyetjen për Kosovën

Sapo ka përfunduar takimi i dytë i pjesëmarrësve ndërkombëtarë...

Jamie Carragher e emëron kandidatin ‘perfekt’ për të qenë trajner i Unitedit

Jamie Carragher ka identifikuar kandidatin ‘perfekt’ për t’u bërë...

Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Shqipëria do të votojë për një rezolutë për ta...

Skuadra e Milanos kishte një mysafir special sot në stërvitje

Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko sot ka vizituar klubin...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka prezantuar Arijeta Selimin, si aderimin më të ri në partinë e tij.

Kurti, teksa e ka prezantuar Selimin, ia ka shkruar një pjesë të biografisë së saj.

Postimi i plotë:

Gjatë viteve të luftës 1998-1999, mund ta keni parë, e mund të mos e keni njohur – siç thuhet. Asokohe, Arijeta Selimi po punonte për UNHCR-në në Shkup, ku po asistonte në teren, në përkrahjen e refugjatëve, bashkimin e tyre familjar, furnizimin me ushqim, përkujdesjen e tyre për strehim e vendbanim dhe nevoja sanitare. Pas luftës, Arijeta ka punuar në sektorin financiar dhe komercial në Maqedoni deri në vitin 2005 kur edhe fillon të punojë në kabinetin e Kryetarit të Shkupit z. Trifun Kostovskit. Arijeta ka diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe pranë Universitetit shtetëror të “Qirili dhe Metodi” në Shkup, kurse magjistraturën e ka përfunduar për Administrim Publik dhe Shkenca Politike – Drejtimi Diplomaci pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Ajo ka lindur në Chambery të Francës, por pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Maqedoni. Arijeta Selimi si atdhetare dhe profesioniste iu bashkua Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz