BallinaLajmeKy është 32-vjeçari që u ekzekutua në derën e shtëpisë, sapo ishte...

Ky është 32-vjeçari që u ekzekutua në derën e shtëpisë, sapo ishte kthyer nga…

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Një 32-vjeçar u ekzekutua me kallashnikov, rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, një orë e gjysmë pas mesnatës, në derën e shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Maqellarë të Dibrës.

Elsi Kosiqi u vra në oborrin e banesës kur sapo kishte parkuar automjetin dhe po futej në shtëpinë përdhese. I riu sapo ishte kthyer nga Maqedonia. Autorët e këtij atentati janë ende të paidentifikuar.

Megjithatë, nga hetimet e kryera deri më tani, policia dyshon se bëhet fjalë për dy persona, të cilët e kanë pritur Kosiqin në banesën e tij, për ta ekzekutuar më tej me dy plumba kallashnikovi teksa Kosiqi po mbyllte portën e shtëpisë. Autorët janë larguar fillimisht  në këmbë dhe më tej kanë humbur gjurmët.

Dyshimet e policisë janë se ngjarja e rëndë lidhet me konflikte të hershme të viktimës me persona nga Maqedonia. Flitet për pazare të prishura të kontrabandës, por hetimet e mëtejshme do të hedhin dritë mbi atentatin.

Post-blloqe të shumta policore janë ngritur për të bërë të mundur kapjen e autorëve, ndërsa në vendin e ngjarjes, u sekuestruan edhe dy gëzhojat e kallashnikovit. Kosiqi është bashkëpronar me vëllain e tij në një hotel në llixhat e Peshkopisë. Ai njihej si person problematike në zonë, dhe për këtë arsye janë marrë në pyetje persona me të cilët Kosiqi kishte konflikte të hapura. /Gazeta Expres

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz