back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKy deputet i PDK-së tërhiqet nga iniciativa për shfuqizimin e speciales

Ky deputet i PDK-së tërhiqet nga iniciativa për shfuqizimin e speciales

Të ngjajshme

Meriton Korenica shënon një tjetër supergol në Rumani (VIDEO)

Mertion Korenica po vazhdon me formën e jashtëzakonshme te...

Historike, Muriqi kosovari i parë që shpallet “Lojtari i Muajit” në La Liga

Vedat Muriqi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Muriqi është...

Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Tërheqja e tre lidervë shtetëror, për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, duket se ka ndikuar edhe tek deputetët të cilët kishin marrur iniciativë për shfuqizimin e saj.

Bekim Haxhiu, njëri nga deputetët që vazhdimisht kishte kërkuar që Kuvendi të shfuqizojë këtë Gjykatë, ka ndryshuar mendim.

Ai në një prononcim për Insajderi, tha se kjo iniciativë tashmë është e “vdekur”, duke shtuar se tashmë të gjithë duhet ta pranojnë që do e kemi një Gjykatë të padrejtë që do i trajtojë vetëm krimet e supozuara që u bën nga shqiptarët.

“Në momentin që Kryeparlamentari, Presidenti dhe Kryeministri janë tërhequr, nuk ka temë më. Nëse kokat e shtetit janë deklaruar që po tërhiqen nga kjo iniciativë atëherë të gjithë në duhet të pajtohemi me këtë gjë. Kjo është një padrejtësi e madhe e cila i ka ndodhë popullit shqiptar dhe shpresojmë që Ushtria Clirimtare të jetë faqebardhë si ka qenë deri më tani” ka thënë Haxhiu

E sa i përket kërkesës së drejtuesve të OVL UÇK-së, se përkundër tërheqjes së liderëve, ata presin që deputetët e Kuvendit që kanë qenë pro kësaj iniciative, të vazhdojnë të jenë edhe më tutje, Haxhiu tha se një gjë të tillë nuk duhet ta pres askush.

“Unë po e përsëris, përderisa janë tërhequr tre liderët nga ky qëndrim, atëherë mos të pret askush nga ne që ta vazhdojmë këtë qështje”, tha Haxhiu.

Të Fundit

Sport

ShowBiz