back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmePolicia gjen armën e deputetit të PDK’së

Policia gjen armën e deputetit të PDK’së

Të ngjajshme

Këto janë përballjet e play-offit në Ligën e Evropës

Është hedhur shorti edhe në Ligën e Evropës. Sikurse në...

Haradinaj: Ligjëratat e Speciales, propagandë kundër UÇK-së

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka komentuar ligjëratën e...

Vendim nga Supremja: ZRRE fiton ndaj KOSTT, gjoba afro 440 mijë euro mbetet

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka refuzuar si...

Policia e Kosovës në vazhdën e parandalimit dhe hetimin e veprave penale, rreth orës 15:30, në fshatin Vraniq të Suharekës, kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e cila besohet të jetë e deputetit të PDK’së, Andin Hoti. Ditë më parë, Hoti kishte treguar se arma atij iu është vjedhur nga vetura.

Në vazhdën e parandalimit dhe hetimin e veprave penale, hetues policorë të Stacionit Policor në Suharekë kanë arritur të sigurojnë një informacion i cili bënte me dije se në një veturë të llojit “Audi” ka armë ilegale.

Rreth orës 15:30 minuta, në fshatin Vraniq i Suharekës nga hetuesit policorë është ndaluar vetura e dyshuar dhe gjatë kontrollit të dy personave është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e cila besohet të jetë e një deputeti dhe e cila ishte raportuar të jetë vjedhur nga një automjet në Prishtinë.

Policia njofton se lidhur me këtë është shoqëruar edhe një i dyshuar tjetër nga një fshat i Suharekës sepse dyshohet se arma është shitur personave të tretë.

Dje është raportuar se Hoti në veturën e tij kishte lënë një çantë dhe një revole ngjyrë të zezë me leje zyrtare, një karikator me shtatë fishekë. Sipas informatave vetura nuk ishte e thyer, mirëpo dyshohet se personat e dyshuar kanë depërtuar nga bagazhi i veturës pasi nuk ka funksionuar./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz