BallinaLajmeKuvendi të mërkurën shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin

Kuvendi të mërkurën shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin

Të ngjajshme

Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk po lejohet të lëvizin

Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka zbarkua...

​Spektakël në Ligën e Kampionëve, katër super ndeshje sonte

Mbrëmja e sotme sjell përballje shumë të forta në...

Gjendet pa shenja jete influencerja e njohur turke

Influencerja e njohur turke, Ayşegül Eraslan, thuhet se u...

Të mërkurën, më 25 tetor, në orën 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare, në të cilën do të shqyrtojë për herë të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.

Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga kryetari Kadri Veseli, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Në këtë seancë, përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, pritet të formohet Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, si dhe të shqyrtohet raporti vjetor i auditimit i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, u shqyrtua edhe propozimi për shpalljen publike për një anëtar në Bordin për Ankesa.

Kryesia autorizoi administratën e Kuvendit që të shpallë konkursin, konform dispozitave ligjore.

Po ashtu, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz