back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeKuvendi sqaron përdorimin e termit “të gjeturat” në doracakun për mbikëqyrjen e...

Kuvendi sqaron përdorimin e termit “të gjeturat” në doracakun për mbikëqyrjen e ligjeve

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Pas publikimeve në disa media online lidhur me përdorimin e fjalës “të gjeturat” në Doracakun për procesin e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, institucioni më i lartë ligjvënës në vend ka reaguar duke dhënë sqarime për opinionin publik.

Ky doracak është hartuar me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), në kuadër të përpjekjeve për forcimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit dhe përmirësimin e zbatimit të ligjeve, raporton lajmi.net

Në reagimin e Kuvendit thuhet se përdorimi i termit “të gjeturat” është bërë në përputhje me gjuhën profesionale dhe juridike që përdoret zakonisht në dokumentet zyrtare, veçanërisht në ato që kanë të bëjnë me auditimin, inspektimin apo analizat ligjore.

“Sqarojmë opinionin se termi ‘të gjeturat’ përdoret zakonisht në gjuhën juridike dhe ka kuptimin: rezultatet, konstatimet ose përfundimet që dalin nga një analizë, hulumtim, inspektim ose raport.” – thuhet në reagim.

Ky sqarim vjen pas sugjerimeve se përdorimi i këtij termi mund të ketë qenë i pasaktë në kontekstin gjuhësor. Megjithatë, Kuvendi thekson se në fushën e monitorimit dhe mbikëqyrjes institucionale, përdorimi i fjalës është i drejtë dhe i qëlluar.

Doracaku në fjalë synon të ofrojë udhëzime praktike për komisionet parlamentare dhe deputetët në funksion të rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit në zbatimin e ligjeve./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz