back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeKuvendi në bllokadë, ekonomia në rënie

Kuvendi në bllokadë, ekonomia në rënie

Të ngjajshme

Aksident në Gjirokastër

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme...

Çifti i ri i showbizit? Aktorët fotografohen duke ecur bashkë

Aktori Joshua Jackson ka ndezur thashethemet për një romancë...

Dokumentari për Vasfije Krasniqin fiton çmimin “Motivues” në Japoni

Dokumentari që sjell në dritë të vërtetën dhe dhimbjen...

Bllokada institucionale konsiderohet të ketë futur vendin jo vetëm në një kolaps politik por edhe ekonomik.

Dëmi më i madh i ngërçit institucional, sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, është në bllokimin e Planit të rritjes të Bashkimit Evropian, nga i cili plan kosova ende nuk ka përfituar asnjë cent.

“Ngërci institucional ka ndikuar negativisht në ekonominë e Kosovës. Nëse e shohim që vetëm në Kuvendin e Kosovës i kemi mbi 900 milionë nga marrëveshje që nuk kanë arritur të ratifikohen e të implementohen në projekte konkrete kapitale qe do të ndikonin për të mirë në jetën e qytetarëve. Kjo bllokadë bëri që të mos merren fondet nga plani i rritjes, ku vendet që na rrethojnë tani e kanë marrë këstin e dytë ndërsa ne ende jemi në fazën e para financimit”, tha Rafuna për rtv21.

Legjislativi në pauzë, sipas ish ministrit të Financave Haki Shatri i ka sjellë Kosovës ngecje edhe në realizimin e projekteve kapitale.

“Qeveria është ajo që ka obligim dhe kompetencë me u marrë me politika ekonomike, zhvillimore. Në këto kushte kjo qeveri s’ka kompetencë për me ndërmarrë kurgjo. Kemi ngecje në realizimin e projekteve kapitale, sipas raportit 6 mujor vetëm 230 milionë janë realizu nga 900 milionë të parapame. Ka shku gjysa e vitit buxhetor dhe vec 26% është realizu. Kjo dmth që deri në fund të vitit as gjysma e vitit s’mund të realizohet për investime kapitale”, tha Shatri.

Njohës të fushës vlerësojnë se nga kjo krizë politike, pasojat janë duke goditur gjithnjë e më shumë qytetarët, të cilët po përballen me ngritje çmimesh të produkteve bazë të konsumit. Ndër të tjera edhe bizneset po orientojnë jashtë kufijve veprimtarinë e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit