back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeKuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt

Të ngjajshme

Alcaraz e “shkërrmoqi” Djokovicin, fiton lehtësisht finalen e “Australia Open”

Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz, ka triumfuar në finalen e...

Zelensky: Bisedimet e reja trepalëshe do të mbahen më 4-5 shkurt në Abu Dhabi

Një raund i ri bisedimesh trepalëshe të ndërmjetësuara nga...

Xhuli ju ‘hyp skijave’, lajmërohet nga pushimet në një vend luksoz

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Juliana Nura, njihet...

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt. Në këtë mbledhje, krahas shqyrtimit të pikave të zakonshme si miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar dhe adresimi i pyetjeve të këshilltarëve, është trajtuar edhe një çështje me rëndësi të veçantë – propozimi për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2024 për vitin aktual.

Pas një diskutimi të hapur ndërmjet anëtarëve të Kuvendit, Kryetarit Nura dhe drejtorëve komunalë, Kuvendi ka miratuar me shumicë votash këtë propozim të paraqitur nga Ekzekutivi komunal.

Kryetari Fadil Nura tha se bartja e të hyrave vetanake është e domosdoshme për të siguruar vazhdimësinë e disa projekteve dhe për të garantuar stabilitet financiar në realizimin e objektivave të Komunës për këtë vit.

Ky vendim pritet të ketë ndikim pozitiv në përmirësimin e shërbimeve komunale dhe përmbushjen më efikase të nevojave të qytetarëve të Skenderajt.

Të Fundit

Sport

ShowBiz