back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmeKuvendi i Kosovës hap konkurs për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi i Kosovës hap konkurs për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese

Të ngjajshme

Rama mbledh kabinetin, pjesë vetëm ministrat ekzistues

Kryeministri Edi Rama mblodh paraditen e së premtes kabinetin...

ZPS: Kemi nëntë audio-incizime të Thaçit në qendrën e paraburgimit në Hagë

Prokurori Joshua Hafetz tha se ka dëshmi të shumta...

Rama: Kam ftuar të gjitha partitë për bashkëqeverisje, pres përgjigje

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë...

E njëjta sasi karburanti, më shumë kilometra në rrugën tuaj

Petrol Company është një nga kompanitë më të njohura...

Kuvendi i Kosovës ka shpallur zyrtarisht konkurs për dy pozita të gjyqtarëve në Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Thirrja publike është bërë e njohur përmes rrjeteve sociale, pas vendimit të Komisionit të Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese, transmeton lajmi.net.

Ky vendim u mor gjatë një mbledhjeje të drejtuar nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ku u theksua se kandidatët më të merituar do të propozohen për votim nga Kuvendi.

Konkursi është hapur për të garantuar proces të hapur dhe transparent të përzgjedhjes së gjyqtarëve që do të shërbejnë në instancën më të lartë kushtetuese të vendit.

Cilat janë kriteret që duhet plotësuar? 

Kandidatët për pozitën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës; juristë të shquar me reputacion të shkëlqyeshëm profesional, me jo më pak se 10 (dhjetë) vjet përvojë pune profesionale, veçanërisht në fushën e së drejtës publike dhe kushtetuese të dëshmuar, mes tjerash, përmes punës profesionale si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, shërbyes civilë ose mësimdhënës universitarë dhe punë të tjera të rëndësishme të natyrës juridike,  individë me reputacion të shkëlqyeshëm moral, të cilët kanë aftësi të plotë veprimi dhe të cilët nuk janë dënuar për ndonjë vepër penale.

Ku dhe si mund të aplikoni?

Të gjitha propozimeve dhe aplikacioneve për nominime, duhet  t’u bashkëngjiten dokumentet si vijon:

  1. Formulari për nominimin e kandidatit;
  2. Formular të deklarimit të të nominuarit;
  3. Curriculum Vitae (C.V) (autobiografia);
  4. Letra e motivimit nga organizata ose institucioni propozues;
  5. Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
  6. Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
  7. Dëshmia për përvojën e punës;
  8. Dëshmia se nuk janë  të dënuar për ndonjë vepër penale.

Nominimet dhe aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 17 mars 2026, në orën 16:00.

Nominimet dhe aplikacionet dërgohen personalisht në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë – Rr. “Nëna Terezë” p.n. Drejtoria për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Zyra N-217.

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypur: Në shërbimin përkatës të administratës të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ose

Forma elektronike: në ueb- faqen e Kuvendit të Republikës së Kosovës – www.assembly-kosova.org./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz