BallinaSport​Kuvendi i KOK-ut: Krasniqi numëron sukseset sportive të vitit 2025

​Kuvendi i KOK-ut: Krasniqi numëron sukseset sportive të vitit 2025

Të ngjajshme

Rrugët e përgjakura/ Pesë të vdekur brenda pesë ditëve në aksidente trafiku

Gjatë pesë ditëve të fundit, pesë persona kanë humbur...

Novus pret Zëvendës Ambasadorin Gjerman në prag të zgjerimit në tregun evropian

Novus ka pritur zëvendës ambasadorin gjerman, Christian Böttcher, në...

Vdes ish ushtari i UÇK- së nga fshati Terdec i Drenasit

Sot, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë...

Në Ditën e Kuvendit të Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi në fjalimin e tij hapës vuri në pah arritjet më të rëndësishme të sportit kosovar gjatë vitit 2025, duke e cilësuar atë si një vit të suksesshëm në arenën ndërkombëtare.

“Krahas aktiviteteve të shumta, 2025-ta na solli suksese të mëdha ndërkombëtare. Si KOK, fituam medalje me Enis Zeqirin në EYOF-in e mbajtur në Shkup” u shpreh Krasniqi.

Ai theksoi edhe kontributin e federatave në sportet individuale, që sollën medalje në nivelet më të larta.

“Xhudo na solli medalje botërore e evropiane me Distrian dhe Laurën, ndërsa karate shënoi medalje botërore me Islam Selmanin” theksoi ai.

Ndërkohë, sipas Krasniqit, sukseset nuk munguan as në sportet ekipore, ku futbolli shënoi një moment historik.

“Suksesi nuk mungoi as te ekipet. Kryefjala ishte Kombëtarja e Futbollit, që na bëri krenarë duke u kualifikuar për herë të parë në play-off të Kupës së Botës” u shpreh ai.

Këto deklarata u bënë në hapjen e fjalimit në Kuvendin e KOK-ut, duke reflektuar një vit me arritje të mëdha për sportin në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz