back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeKushtetuesja pezulloi dekretin për Tiranën, KQZ: Më 9 nëntor zgjedhje vetëm në...

Kushtetuesja pezulloi dekretin për Tiranën, KQZ: Më 9 nëntor zgjedhje vetëm në 5 bashki, përjashtohet Tirana

Të ngjajshme

Barcelona ia vë syrin talentit të Bundesligës që kushton 60 milionë euro

FC Barcelona pritet të jetë shumë aktive gjatë afatit...

Reshje të mëdha bore në Zvicër, autoritetet shpallin nivel alarmi 4 në disa rajone

Autoritetet meteorologjike paralajmërojnë për reshje intensive bore gjatë fundjavës,...

Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme

Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk...

Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Libanit

Presidenti francez Emmanuel Macron të shtunën i kërkoi Izraelit...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndërprerë çdo përgatitje për zhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj, duke pranuar kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e zgjedhjeve në kryeqytet.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deklaroi se nuk mund të ndërmerret asnjë veprim në raport me procesin zgjedhor në Tiranë përsa kohë ka një vendim pezullues nga Kushtetuesja.

“Është pezulluar që ditën e djeshme. Në datën 9 nëntor është e sigurt që do të zhvillohen zgjedhjet për 5 bashkitë e tjera, përjashto bashkinë e Tiranës”, tha Celibashi.

Ai shtoi se edhe nëse Kushtetuesja shprehet më 31 tetor për çështjen e Veliajt, zhvillimi i zgjedhjeve më 9 nëntor në Tiranë do të ishte praktikisht i pamundur për shkak të procedurave dhe të drejtave të garantuara për subjektet zgjedhore.

“Janë një sërë aspektesh të tjera që jo veçmas kohës që kërkojnë… por janë disa të drejta që këto subjekte i kanë të garantuara në Kushtetutë e Kodi zgjedhor. Kur vijmë te kandidatët kemi rastin e kandidatëve të pavarur do të duhet të regjistrohen nëpërmjet një procesi që jo vetëm kërkon kohë e ditë, por përmban edhe disa të drejta që nuk ua mohon atyre… Kështu që mendoj se do të ishte më me dobi që ta themi që zhvillimi i procesit zgjedhor në datën 9 është thuajse i pamundur,” tha Celibashi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz