Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar sot me Presidentin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, me të cilin ka diskutuar rreth zhvillimeve të fundit që prekin institucionet shtetërore.
Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves tha se në takim është folur për stabilitetin institucional dhe nevojën që të rikthehet shpejt qeverisja stabile.
“Sot u takova me Presidentin e Gjykatës Kushtetuese Nexhmi Rexhepi. Diskutuam zhvillimet e fundit që prekin institucionet e Kosovës. Shpresoj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit partitë politike dhe deputetët do të veprojnë në frymën e Kushtetutës, në mënyrë që të rikthehet shpejt qeverisja stabile dhe funksionale”, ka thënë ai.
Hargreaves ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e stabilitetit politik në vend, sidomos në periudha tranzicioni, duke kërkuar përgjegjësi dhe veprim të shpejtë institucional nga të gjitha palët politike.
Në Kushtetuese po trajtohet lënda e nënkrytarit nga radhët e komunitetit serb.
/Gazeta Express