back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeKush po i blen këmbët e pulave në tregun e Fushë Kosovës...

Kush po i blen këmbët e pulave në tregun e Fushë Kosovës dhe për çfarë qëllimi?

Të ngjajshme

Burnley vs Liverpool: Një test i madh për Clarets në Premier League

Pas rikthimit të tyre në Premier League, Burnley po...

Pas pak nis protesta në Hagë

Edhe gjysmë ore kanë mbetur derisa të nisë protesta...

Pak minuta para fillimit të protestës, Haga mbushet plotë me shqiptarë

Ka mbetur vetëm edhe pak minuta në nisje të...

Edhe gjysmë ore nis protesta në Hagë, T7 sjell fotografi prej atje

Edhe gjysmë ore kanë mbetur derisa të nisë protesta...

Protesta e madhe në Hagë, Rama: Me zemër jam atje, komandant

Përkrahje të fuqishme sot protestës në Hagë, i ka...

Një ditë më parë ishte raportuar se në tregjet e Fushë Kosovë po shiten këmbë të pulave me qëllim të prodhimit të produkteve ushqimore si sallamat e pashtetat. Mirëpo, zyrtarë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thonë se asnjëherë nuk kanë hasur në produkte ushqimore të cilat janë prodhuar në këtë mënyrë. Express ka qëndruar sot tek tregu në Fushë Kosovë, ku disa shitës kanë thënë se këmbët e pulave po shiten për ushqim të qeneve.

Tregjet e Fushë Kosovës janë të stërmbushura me produkte të shumta të tekstilit, mbathje, vegla të ndryshme, me kafshë e deri te veturat. Po shkuat në njërin nga këto tregje të cilët zakonisht qëndrojnë të hapura të dielave dhe të martave, në mesin e gjithë këtyre gjësendeve, mund të shihni teksa shiten edhe këmbë të pulave, për të cilat së fundmi është raportuar se po shiten me qëllim për prodhimin e sallamave dhe pashtetave, që do të ndikonte në shëndetin e konsumatorit.

Express sot gjatë ditës ka qëndruar në njërin nga këto tregje për të kuptuar se për çfarë shiteshin në të vërtetë.

Sipas një shitësi të pulave, i cili nuk preferoi të tregonte emrin e tij, blerja e këmbëve të pulave bëhet për një qëllim krejtësisht tjetër.

“Veç sikur të kishit ardhur pak ma herët, plot do të gjenit, se tash janë shitur. Të dielën te tregu i kerreve gjeni plot këmbë të pulave”, pohoi ky shitës, sipas të cilit ata që i blejnë më së shumti janë ashkalinjtë dhe i përdorin për të ushqyer qentë.

Një ditë më parë kishte qarkulluar një lajm sipas të cilit këto këmbë të pulave bliheshin me qëllim të prodhimit të produkteve ushqimore siç janë sallamat e pashtetat dhe se blerja e tyre kushtonte vetëm dy euro.

Mirëpo, Lamir Thaçi, zyrtar për informim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, tha për Express së asnjëherë nuk kanë hasur në produkte ushqimore të cilat prodhohen me përdorimin e këmbëve të pulave.

“Në bazë të planit vjetor për kontrolle dhe mostrim, jemi duke inspektuar fabrikat e përpunimit të mishit në gjithë territorin e Republikës se Kosovës në vazhdimësi. Gjatë kontrolleve të rregullta asnjëherë nuk është hasur ne përdorim të këmbëve të pulave për prodhim të produkteve ushqimore. Andaj, bazuar në te gjeturat tona nga terreni, informatat janë të pabazuara”, theksoi Thaçi.

Sipas tij, tregjet nëpër komuna funksionojnë dhe kontrollohen nga autoritetet lokale, pra nga vetë komunat.

Lajmi për përdorimin e këmbëve të pulave për sallama e pashteta duket i pabesueshëm edhe për Selatin Kaçanikun nga shoqata “Konsumatori”.

“Tingëllon si lajm i pabesueshëm dhe i paimagjinueshëm. Nuk mund ta logjikoj se diç e tillë mund të ndodhë. Nëse ndodh mendoj se duhet kërkuar veprim të menjëhershëm nga AUVK dhe të gjithë mekanizmat tjerë”, deklaroi ai.

Ndërkaq, nëse produktet ushqimore prodhohen në këtë mënyrë, Kaçaniku bën thirrje për bojkot të produkteve.

“Nëse ka të ngjarë, atëherë duhet informuar e vetëdijesuar qytetarin konsumator për kujdes e bojkot të produkteve të tilla”, u shpreh Kaçaniku.

Ligji për mbrojtjen e konsumatorit, rregullon dhe mbron të drejtat themelore të konsumatorit gjatë blerjes së mallrave, shërbimeve dhe formave tjera në tregun e lirë, si dhe detyrimet e shitësit, prodhuesit dhe furnizuesit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz