
Nesër, më 12 tetor, qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në nivelin lokal.
Sipas të dhënave zyrtare, në listat e votuesve janë të regjistruar gjithsej 2,069,098 qytetarë, përfshirë 43,933 votues jashtë Kosovës.
Në mbarë vendin do të jenë të hapura 910 qendra votimi, ku do të funksionojnë gjithsej 2,571 vendvotime të rregullta, si dhe 38 qendra me kushte dhe 54 vendvotime me kushte për raste të veçanta.
Strukturimi gjinor i votuesve:
- 1,063,784 burra
- 1,005,314 gra
Komunat me numrin më të madh të votuesve:
- Prishtina – 224,053
- Prizreni – 191,752
- Gjakova – 124,909
- Ferizaj – 125,865
- Peja – 122,909
Ndërsa komunat më të vogla për nga numri i votuesve janë:
- Kllokoti – 4,232
- Parteshi – 4,738
- Ranillugu – 4,836
Diaspora përfaqësohet në votim
Pjesëmarrja e votuesve nga diaspora është gjithashtu e konsiderueshme, me gati 44 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës. Komunat me më së shumti votues jashtë vendit janë:
- Prizren (2,866)
- Prishtinë (1,715)
- Suharekë (3,325)
- Dragash (2,776)
- Viti (1,980)
Votimi fillon në orën 07:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha përgatitjet janë bërë për mbarëvajtjen e procesit. Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00.
Qytetarët pritet të votojnë për kryetarët e komunave dhe asamblistët komunalë në 38 komuna të vendit./lajmi.net/