BallinaLajmeKush janë njerëzit e PDK-së që kanë probleme me ligjin?

Kush janë njerëzit e PDK-së që kanë probleme me ligjin?

Të ngjajshme

Syla PDK-së: Nait Hasanin në parti e mos me e marrë Limajn, veç po duket standard i dyfishtë

Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla, ka komentuar qëndrimin...

Ndryshim në trajtimin e astmës: Largim nga inhalatorët blu

Mbi një milion pacientë kanë kaluar tashmë në përdorimin...

Me sy të nxirë dhe duke qarë, Bebe Rexha shfaqet në gjendje të rënduar

Bebe Rexha është shfaqur në një gjendje të rënduar...

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli,...

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është ndër partitë që akuzohet më së shumti nga deputetët se krimi është shtylla e saj kryesore.

Mirëpo, ajo ka kohë që ka nisur një fushatë të re me slogain “Dekada e Re”, derisa kryetari i saj, Kadri Veseli, ka liruar nga detyra personat brenda partisë që kanë problem me ligjin.

Por nuk përjashtohet fakti se disa nga kryesuesit dhe anëtarët e saj janë të akuzuar për krime të ndryshme dhe enden nëpër Gjykata.

Ish-kryetari i Skenderajt njëherësh edhe anëtari i PDK-së, Sami Lushtaku ishte i akuzuar për dy vepra penale “shtytje për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose të autorizimit”, me ç’rast është shpallur i pafajshëm dhe “arratisje nga QKUK-ja”, gjatë kohës që ndodhej në paraburgim për rastin ‘Drenica’.

Po ashtu edhe ish-kryetari i degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, i cili në 2017 kishte humbur postin e kryetarit në Komunën e Klinës.

Bashota së bashku me tre persona të tjerë ishin akuzuar për kryerje të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar”. Mirëpo që të katër u deklaruan të pafajshëm.

Një tjetër kryetar dege i PDK-së që ka problem me ligjin është, Qemajl Mustafa.

Mustafa kishte mbajtur postin e kryetarit të Komunës së Gjilanit për dy mandate, deri në 2013, kur në krye të Gjilanit ishte rikthyer Lutfi Haziri i LDK-së.

Mustafa akuzohet për kurdisje të tenderëve gjatë kohës së ushtrimit të detyrës si kryetar i Komune./Insajderi/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz