Kush janë dy pjesëtarët e UÇK-së që po kërkohen nga Interpoli?
BILLI

Lexo edheE dhimbshme: E moshuara që vdiq dje në aeroport, ra para këmbëve të djalit të saj

Ndonëse ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj, të martën njoftoi Interpoli ka konfirmuar se organizata ka hequr urdhërarrestet për ish-anëtarët e UÇK-së, ende në këtë listë janë edhe dy ish-shtarë.
Burime të Gazetës Insajderi, kanë treguar se Ramiz Qeriqi dhe Genc Zogaj, janë ende në kërkim nga Interpoli pasi akuzohen nga Serbia për krime lufte.
Qeriqi dhe Zogaj, sipas këtij burimi janë të njoftuar se janë në listë të Interpolit dhe e dinë se “nuk duhet ta lëshojnë Kosovën derisa nuk vjen edhe përgjigja pozitive nga Interpoli për ta”.

Lexo edheE dhimbshme: E moshuara që vdiq dje në aeroport, ra para këmbëve të djalit të saj
Nga na tjetër Beogradi, ka dërguar ankesë në Komitetin Ekzekutiv të Interpolit, lidhur me vendimin për listat e të kërkuarve me emrat e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Insajderi.com