BallinaLajmeKush i fitoi ‘betejat’ e forta? Partitë që triumfuan në balotazhin e...

Kush i fitoi ‘betejat’ e forta? Partitë që triumfuan në balotazhin e 9 nëntorit?

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Tashmë që ka përfunduar edhe rundi i dytë i zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, është ndarë edhe “shapi prej sheqerit”.

Shumica e kandidatëve tashmë i kanë shpallë fitoret nëpër komunat përkatëse, ndërsa në disa komuna, kundërkandidatët që kanë humbur kanë uruar rivalët e tyre, e disa kanë marrë edhe përgjegjësi.

Nga dy rundet e këtyre zgjedhjeve, dy parti kanë dalë me nga 7 komuna të fituara, në bazë të rezultateve preliminare.

LDK dhe LVV janë “fitueset” e mëdha të këtyre zgjedhjeve, ndërsa kjo e dyta konsiderohet fituesja më e madhe, pasi në mandatin e kaluar ajo qeveriste me gjithsej katër sosh.

Pas tyre është PDK-ja me 6 komuna, kurse AAK ka dalë nga këto zgjedhje me 5 kryetarë.

Drenasin e fitoi në rundin e parë Ramiz Lladrovci me iniciativën e tij “Për Drenasin Kampion”.

Nisma rikonfirmoi Malishevën.

Mamusha është fituar nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP), ndërsa Lista Serbe është partia me më së shumti komuna, gjithsej 10.

Në rundin e parë, LDK-ja fitoi dy komuna – Istogun dhe Lipjanin, ndërsa në balotazh fitoren e shpalli edhe në pesë sosh: Prishtinë, Pejë, Junik, Viti dhe Dragash. Në zgjedhjet e kaluara, kjo parti qeveriste me 9 komuna (8 të fituara nga zgjedhjet e 2021, dhe Obiliqin pasi Xhafer Gashi, kryetari i kësaj komune, kishte kaluar në LDK në vitin 2022 pasi komunën e kishte fituar me Listë Qytetare).

LVV-ja, në zgjedhjet e 12 tetorit fitoi pa balotazh në tri komuna: Podujevë, Shtime dhe Kamenicë, ndërsa në rundin e dytë u shpall fituese edhe në Mitrovicë, Gjilan, Fushë-Kosovë e Obiliq. LVV-ja, në katërvjeçarin e fundit qeveriste “vetëm” me Podujevën, Shtimen, Gjilanin dhe Kamenicën.

PDK-ja fitoi Ferizajn, Skenderajn dhe Hanin e Elezit në rundin e parë, kurse në balotazh mori edhe Vushtrrinë, Prizrenin e Kaçanikun. Para këtyre zgjedhjeve, kjo parti qeveriste me 8 komuna (këto të rikonfirmuarat si dhe Mitrovicën e Skenderajn).

AAK-ja nga ana tjetër, më 12 tetor fitoi vetëm Deçanin pa balotazh, ndërsa në rundin e dytë u rikonfirmua edhe në katër komuna tjera: Gjakovë, Klinë, Rahovec dhe Suharekë. Kjo parti ka mbajtur të njëjtat komuna.

Ndërkaq Nisma e fitoi Malishevën në rundin e parë, ndërsa në të dytin nuk ishte në garë në asnjë komunë tjetër. Edhe në zgjedhjet e kaluara, kjo parti udhëhiqte vetëm me këtë komunë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz