Kush është Sokol Mujaj? Shkaktari i aksidentit tragjik në Shkodër
Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me aksidentin e rëndë mbrëmë në Shkodër, ku tre anëtarë të familjes Preka kanë humbur jetën, ndërsa nëna e fëmijëve dhe vajza 10-vjece janë në gjendje të rëndë.
Familja Preka udhëtonte me një automjet të tipit “Alfa Romeo” është përplasur me një fuoristradë dhe sipas të gjitha shenjave paraprake, ka qenë parakalimi i gabuar i kësaj të fundit që ka shkaktuar aksidentin.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se makinën e tipit “fuoristradë” e drejtonte shtetasi Sokol Mujaj, 49 vjeçar ndërsa pasagjer ishte 50 vjeçari Ndrek Gjergji.
Mësohet se Sokol Mujaj ka qenë person me precedentë të mëparshëm penalë.
Lexo edheBritma dhe lot, vëllezërit e mitur ndahen pas divorcit të prindërve
Ai është arrestuar në vitin 2014 për trafik raketash nga Mali i Zi drejt Shqipërisë dhe u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 8 vite burg.
Mujaj kreu vetëm 6 vite burg, pasi në vitin 2010 ai përfitoi nga amnistia e Presidentit Topi që i fali atij vitet e mbetura në burg.
Sokol Mujaj është në spital ku po mer kujdesin intensiv të mjekëve pas aksidentit të rëndë. /albeu.com/














