back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeKush është kryetari i komunës që posedon vetëm 35 euro e 84...

Kush është kryetari i komunës që posedon vetëm 35 euro e 84 centë në bankë

Të ngjajshme

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2019 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

I pari i Kamenicës, nuk posedon ndonjë pasuri të paluajtshme në emër të tij, shtëpia trualli dhe lokalet janë në pronësi të prindërve të tij, transmeton Telegrafi.

Në deklarimin e bërë ai ka njoftuar se posedon një veturë, vlera e së cilës është 11 mijë e 700 euro dhe se atë e blerë me kredi.

I pari i qytetit të Kamenicës ka vetëm 35 euro e 84 centë para të gatshme në institucionet financiare. Kurse prindërit e tij kanë rreth 500 euro para të gatshme në bankë.

Kryetari Kastrati ka edhe detyrime financiare ndaj personave juridik dhe fizik. Qëllimi i detyrimit është kredi për blerje të veturës, pajisje për shtëpi.

Nga paga e tij vjetore si kryetar i Kamenicës, Kastrati fiton 13,944.00 euro. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz