back to top
Thursday, October 9, 2025
BallinaLajmeKush është Fatmir Sheholli i cili u arrestua sot nën dyshimet për...

Kush është Fatmir Sheholli i cili u arrestua sot nën dyshimet për spiunazh

Të ngjajshme

Foleja.al dhe Spitali Amerikan – Partneritet për jetë më të mirë

Një bashkëpunim i rëndësishëm po merr jetë mes foleja.al...

Kush është Fatmir Sheholli i cili u arrestua sot nën dyshimet për spiunazh

Pothuajse 25 vjet paslufte, ish-pjesëtari i Sigurimit Shtetëror të...

Peshëngritësi iranian debuton sonte për Kosovën, mund ta fitojmë medaljen e parë botërore

Kampioni Olimpik në “Rio 2016”, peshëngritësi, Kianoush Rostami, do...

Mevlani baba i përkushtuar, ndan momentin e ëmbël me vajzën e tij

Mevlani ka surprizuar ndjekësit me një foto të ëmbël...
- Advertisement -

Pothuajse 25 vjet paslufte, ish-pjesëtari i Sigurimit Shtetëror të Serbisë (UDB) gjatë viteve ’90, Fatmir Sheholli është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për spiunazh.

Arrestimi i tij është kryer nga Prokuroria Speciale, nën asistencën e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, tha sot Prokuroria në një njoftim për media.

Lajmin për arrestimin e tij e konfirmoi edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh”, tha Sveçla në një postim në Facebook.

Sveçla tha se pret trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, “i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues”.

Kush është Fatmir Sheholli?

Fatmir Sheholli, zyrtarisht përfaqësues i shoqërisë civile nga Instituti për Avancimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, është përfolur në media për lidhje me Serbinë. Sheholli i ka mohuar lidhjet.

Në vitet ’90, gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit në ish-Jugosllavi, ai ka punuar në Sigurimin Shtetëror të Serbisë (UDB).

Në këtë institucion famëkeq, ai ka punuar deri në vitin 1993. Pas këtij viti, ka vazhduar punën në Radio Prishtina.

Emri i tij ishte bërë subjekt diskutimi në kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, i cili njihet për afërsi me Shehollin. Kurti i kishte kërkuar Berishës që të mos takohej me Shehollin.

“Unë nuk e kuptoj Hisen Berishën, vjen në orën e tetë të diskutimit dhe flet me fjalim të shkruar”, i thoshte Kurti, Shehollit në një seancë të kuvendit para dy vitesh. “Ju mund ta ndihmoni shtetin e Kosovës dhe unë kam një kërkesë për juve: mos e tako Fatmir Shehollin!”.

Sheholli, vitin e kaluar në një deklaratë për media, pohoi se është dëshmitar në Gjykatën Speciale. Ai e pranoi se është thirrur si dëshmitar për rastin e vrasjes së babait të tij, Maliq Shehollit.

Maliq Sheholli, babai i Fatmir Shehollit, ishte vrarë më 1998 gjatë luftës në Kosovë. Përgjegjësinë për vrasjen e tij e kishte marrë Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), përmes një komunikate të lëshuar asokohe.

Në një intervistë të cilën e kishte dhënë në vitin 1999 në Beograd për anëtarët e “Delegacionit Amerikano-Verior në soladiret me Jugosllavinë”, Sheholli kishte deklaruar se UÇK-ja ia kishte vrarë babanë në vitin 1997.

Në këtë intervistë, sipas citim të gazetës opozitare serbe “Danas”, Sheholli shprehet se babanë e tij e quajtën ‘tradhtar’ sepse mbështeti Jugosllavinë.

“Para dy viteve, në janar të vitit 1997, UÇK-ja më vrau babanë. E quajtën ‘tradhtar’ dhe e vranë vetëm sepse mbështeti Jugosllavinë dhe qeverinë serbe, dhe jo regjimin e UÇK-së. Ai dëshironte të jetonte me të gjitha grupet etnike në Kosovë”, citohet të ketë thënë Fatmir Sheholli.

Por, Fatmir Sheholli tha se UÇK-ja nuk është përgjegjëse për vrasjen e babait të tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz