Kush arriti të bëhet deputet nga AAK, PSD po lufton vetëm për një deputet (Lista)

Listës së këtij koalicioni i prinë kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, i pasuar nga vëllai i tij Daut Haradinaj.
Ajo që bie në sy është se asnjë kandidat i PSD-së nuk ka siguruar votat e mjaftueshme përveç zëdhënëses së tyre Natyra Kuçi, e cila është duke ”luftuar” me Donika Kadajn për tu bërë deputete.
Poashtu është interesant se në listën e siguruar nuk është asnjë kandidat i PSD-së (meshkuj) që ka siguruar votat për tu bërë deputet, përjashtuar Natyra Kuçin, fati i së cilës ende nuk dihet nëse do të jetë ajo apo Donika Kadaj.
Më poshtë list e plotë prej 16 kandidatëve të AAK-PSD që kanë marrë më së shumti vota.
Këtë listë e ka konfirmuar për Gazetën Express një zyrtar i lartë në AAK-së.
1. Ramush Haradinaj
2. Daut Haradinaj
3. Time Kadriaj
4.Bekë Berisha
5. Pal Lekaj
6. Teuta Haxhiu
7. Rasim Selmanaj

Lexo edhePesë më të votuarit e LDK-së në komunën e Gjilanit
8. Ali Berisha
9. Albena Reshitaj
10. Shkumbin Demaliaj
11. Gazmend Syla
12. Donika Kadaj& ose Natyra Kuqi (PSD)
13. Arbër Tolaj
14. Blerim Kuqi
15. Gani Dreshaj
16. Burbuqe Bakia Deva














