back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeKurti u takua mbrëmë me delegacionin gjerman, VV tregon çfarë biseduan

Kurti u takua mbrëmë me delegacionin gjerman, VV tregon çfarë biseduan

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka bërë të ditur se së bashku me kryetarin e partisë, Albin Kurti janë takuar mbrëmë me deputetët gjerman që po qëndrojnë në vend për të diskutuar për koalicionin VV – LDK.

Bislimi përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se bashkë me Kurtin janë takuar mbrëmë në rezidencën gjermane, me Peter Bayer dhe Christian Schmidt.

“Bashkë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, mbrëmë në rezidencën gjermane patëm një takim shumë konstruktiv me deputetët e Bundestagut Gjerman dhe anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, z. Peter Bayer dhe z. Christian Shmidt si dhe me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Heldt”, thotë Bislimi.

Sipas tij, gjatë takimit, deputetët janë interesuar për mbarëvajtjen e bisedimeve për koalicion.

“Gjatë takimit, deputetët u interesuan për mbarëvajtjen e bisedimeve rreth formimit të qeverisë së re të Kosovës, elementet kryesore të dakorduara në programin qeverisës si dhe për arsyet dhe pasojat eventuale nga ngecjet momentale në këtë proces. U potencua nga të dy palët rëndësia që ka finalizimi i suksesshëm i negociatave, në mënyrë që vullneti i shumëpërmendur i qytetarëve për ndryshim rrënjësor, në asnjë rrethanë të mos vihet në pikëpyetje”, thotë Bislimi.

Ndryshe, dy deputetët gjermanë janë takuar sot gjatë ditës edhe me liderin e LDK-së, Isa Mustafën dhe me nënkryetarët e partisë.

Të njëjtët sot në ora 11:00 do të ju drejtohen mediave përmes një konference. /Reporteri.net/.

Të Fundit

Sport

ShowBiz