Kurti thirrje partisë së Abdixhikut: Hatixhe Hoxha tërhiqet nëse LDK siguron 15 nënshkrime
dp

Lexo edheDy herë brenda pak orëve, Kurti thërret sërish konferencë për media

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë të re lidhur me zhvillimet për zgjedhjen e presidentit, duke përmendur edhe kandidaten Hatixhe Hoxha.
Kurti tha se lista e Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka pasur emër konkret, pavarësisht nënshkrimeve të mbledhura.
“Lista e LDK-së nuk kishte emër se për kë janë nënshkrimet,” deklaroi ai, transmeton Indeksonline
Sipas tij, ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me kandidaten Hatixhe Hoxha, me të cilën ka diskutuar mundësinë e tërheqjes nga gara.
Lexo edheDy herë brenda pak orëve, Kurti thërret sërish konferencë për media
“Unë kam komunikuar me kandidaten Hatixhe Hoxha dhe kam biseduar me të. Ajo është dakorduar që të tërhiqet nga kandidatura nëse LDK i sjell 15 nënshkrimet e saj për këdo që është,” u shpreh Kurti.
Kjo deklaratë vjen në një moment kyç, teksa afati për zgjedhjen e presidentit po afrohet dhe partitë politike vijojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje dhe për të siguruar kuorumin në Kuvend. /Indeksonline/