Kurti takohet me Mark Rutte në Dublin, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin me NATO-n
dp
Lexo edhePas raportimit të Indeksonline, largohen mbeturinat në ”Fushën e Pajtimit”
Përmes një postimi, Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, si dhe për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të këtij bashkëpunimi.
Në fokus të bisedës kanë qenë edhe zhvillimet aktuale dhe situata e sigurisë në rajon.
Kurti ka ritheksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet një nga prioritetet strategjike të vendit.
“Për ne anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike është prioritet strategjik, jetësimi i të cilit do t’i shërbente paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe mbarë kontinentin”, ka deklaruar Kurti.

Lexo edhePas raportimit të Indeksonline, largohen mbeturinat në ”Fushën e Pajtimit”
Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e pranisë së NATO-s në rajon, veçanërisht përballë rreziqeve të sigurisë dhe ndikimit të aktorëve të jashtëm.
Sipas Kurtit, angazhimi i vazhdueshëm i Aleancës Veri-Atlantike mbetet i rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor./lajmi.net/