back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaLajmeKurti shkruan për krimet e Serbisë në Kosovë, s’ka ndonjë  reagim për...

Kurti shkruan për krimet e Serbisë në Kosovë, s’ka ndonjë  reagim për pamfletin anti-UÇK të kryeparlamentarit Basha

Të ngjajshme

Të mërkurën u raportua për një pamflet që Dimal Basha në autorësi e kishte botuar në vitin 2012, ku akuzonte rëndë UÇK-në.

Basha ndonëse e ka emrin si autor tha se ka shkruar vetëm kapitullin 3 rreth Islamit fundamentalist, pa treguar pse pranoi të jetë bashkëautor në një pamflet kundër UÇK-së.

Për këtë zhvillim nuk ka pasur asnjë reagim nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Kurti ka shkruar në Facebook rreth një fjalimi që mbaji gjatë ditës me rastin e prezantimit të metodologjisë së Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve ekonomike të kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Lufta në Kosovë ishte projekt i shkatërrimit e i asgjësimit, i plaçkitjes e i rrëmbimit nga ana e forcave të Serbisë, me krime të organizuara e të planifikuara. Gjatë luftës, populli i Kosovës përjetoi dhimbje të mëdha: vrasje, zhdukje me dhunë, dëbime masive, shkatërrim të pasurisë dhe plaçkitje sistematike. Krahas dëmit të jashtëzakonshëm në jetët e njerëzve nga gjenocidi i Serbisë, në Kosovë janë shkaktuar edhe dëme të pallogaritshme ekonomike, përfshirë djegien e pronave private dhe publike, rrënimin e infrastrukturës, shkatërrimin e objekteve kulturore e arsimore, grabitjen dhe shkatërrimin e trashëgimisë shpirtërore dhe kombëtare. Dokumentimi i tyre është jetik”, ka shkruar Kurti. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz