Kurti prezanton sistemi raketor antitank të ushtrisë së Kosovës
dp

Lexo edheRinia e Skenderajt në një zë: Përkrahje e fuqishme për Mergim Lushtakun, 100-shin e PDK-së ( FOTO)

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka publikuar një video të arsenalit mbrojtës së ushtrisë së Kosovës.
“Sistemi raketor antitank gjerman Panzerfaust 3 pjesë e arsenalit mbrojtës së FSK-së
Gjatë mandatit tonë, Ministria e Mbrojtjes, përveç të tjerash, ka realizuar edhe një blerje tjetër të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës: sistemin raketor antitank gjerman Panzerfaust 3, një nga sistemet më të avancuara dhe më të besueshme të këtij lloji, në përdorim nga ushtritë e vendeve të NATO-s.

Lexo edheRinia e Skenderajt në një zë: Përkrahje e fuqishme për Mergim Lushtakun, 100-shin e PDK-së ( FOTO)
Investimi në mbrojtje është investim për paqen, sovranitetin dhe integritetin e Republikës sonë”. /Indeksonline/