Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Gjatw takimit, Kurti shprehu mirënjohjen ndaj ambasadorit për pesë vite të shërbimit të tij në këtë detyrë në Kosovë, duke u bërë kështu dhe ambasadori që ka shërbyer më së gjati në vend.
Kurti theksoi se Gjermania mbetet partner qendror i Republikës së Kosovës në bashkëpunim ekonomik dhe në rrugën tonë drejt integrimit evropian.
Më tej, ai veçoi ndër të tjera bashkëpunimin e ngushtë në fusha si energjia, arsimi dhe mbrojtja e mjedisit.
Gjatë bisedës, gjithashtu u përmend tema e sigurisë dhe bashkëpunimi me KFOR-in, si dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si një arritje që u shënua gjatë mandatit të ambasadorit Rohde dhe kryeministrit Kurti./Indeksonline/