BallinaLajmeKurti pranoi letër urimi nga kancelari i Austrisë, Christian Stocker

Kurti pranoi letër urimi nga kancelari i Austrisë, Christian Stocker

Të ngjajshme

Mediat izraelite: Khamenei i thotë “po” negociatave me SHBA

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka rënë dakord...

Ministri Muja paralajmëron reforma në sigurinë ushqimore sipas standardeve evropiane

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, brenda këtij...

Haradinaj nga Gllogjani: Epilogu i luftës rezultoi me fitoren e shqiptarëve

Në 28-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”, komandanti i Zonës...

Rritet sërish çmimi i naftës/ Tejkalon 100 dollarë për një fuçi, pas deklaratave kontradiktore për luftën

Nafta i është rikthyer përsëri shtrenjtimit në tregjet ndërkombëtare...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi për mandatin e ri qeverisës nga kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker.

“Dua gjithashtu t’ju përgëzoj për formimin e qeverisë suaj të re dhe t’ju uroj suksese në legjislaturën e re, veçanërisht lidhur me përparimin e vazhdueshëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Austria ka qenë mbështetëse e Republikë së Kosovës që nga themelimi i saj dhe do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane”, thuhet në letrën e kancelarit Stocker.

Kancelari Stocker theksoi se në kohë gjeopolitikisht të trazuara, marrëdhëniet e forta ndërmjet vendeve dhe popujve tanë janë më të rëndësishme se kurrë.

Ai e vlerësoi lartë rolin aktiv të diasporës kosovare në Austri dhe bashkëpunimin e ngushtë ekonomik ndërmjet dy shteteve, ndërsa theksoi se mezi pret të takohet sërish me kryeministrin Kurti./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz