Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama diskutuan, ndër tjerash, edhe se si t’i shfrytëzojnë “mundësitë e reja” dhe si t’i kalojnë “sfidat e përbashkëta”.
Kurti shkroi në Facebook se temë e diskutimit ishte edhe shtimi i marrëveshjeve bilaterale.
“Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë”, shkroi ai.