back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeKurti pas takimit me Mustafën: U pajtuam që të përgatitemi për rrëzimin...

Kurti pas takimit me Mustafën: U pajtuam që të përgatitemi për rrëzimin e Qeverisë

Të ngjajshme

Policia identifikon një 18-vjeçar si të dyshuar për të shtënat në Kanada

Një 18-vjeçar është emëruar si i dyshuari për të...

​Përplasje titanësh në Kupën e Mbretit: Atlético–Barcelona ndez gjysmëfinalen sonte

Atlético Madrid dhe Barcelona përballen në gjysmëfinalen e Kupës...

Dy persona rrahin një tjetër, policia interviston të dyshuarit

Policia e Kosovës ka njoftuar së një rast i...

Kanë filluar takimet e opozitës për t’u koordinuar për mocionin që mund të qojë në shtëpi qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Me ftesë të kreut të LDK-së, Isa Mustafës, sot ky i fundit është takuar me të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook këtë e bëri të ditur lideri i VV-së.

Kurti ka shkruar se me Mustafën kanë biseduar për situatën politike si dhe për mocionin për rrëzim të Qeverisë.

Njoftimi i plotë:

Sot takova kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Biseduam për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional. Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që t’i bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz