BallinaLajmeKurti njofton se është nisur për Tiranë, për samitin e krerëve të...

Kurti njofton se është nisur për Tiranë, për samitin e krerëve të Ballkanit Perëndimor

Të ngjajshme

​Artistja shqiptare Qendresa bashkëpunon në albumin e ri të Drake

Reperi kanadez Drake ka bërë të pazakontën dhe ka...

Policia Ushtarake ngrit kapacitetet operacionale

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Policisë Ushtarake...

Bianca Censori tërheq vëmendjen me paraqitjen provokuese pranë Kanye West

Bianca Censori vazhdon të jetë një nga figurat më...

E riktheu Unitedin në Champions, Carrickut i ofrohet vazhdimi i kontratës

Michael Carrick është heroi i Manchester Unitedit. Anglezi, i cili...

Gjykata Supreme shfuqizon nenin për emërimet në personelin arsimor

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës, në çështjen juridike...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se është nisur për në Tiranë, ku do të takohet me udhëheqësit e shteteve të Ballkanit Perëndimor, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, ai tha se fillimisht është ndalur në Prizren, në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

“Jemi nisur herët në mëngjes për në Tiranë, ku do të takohemi me udhëheqësit e shteteve të rajonit. Por sot është data e kryengjarjes së kombit tonë, përvjetori i Lidhjes që u mblodh në 10 qershor 1878 në Prizren”, ka thënë Kurti.

Në Facebook, Kurti tha se pas homazheve, kanë vazhduar pastaj për në Shqipëri.

“Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut. Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë”, tha kryeministri i Kosovës.

Sot në Pallatin e Brigadave në Tiranë zhvillohet Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor.

Agjenda e Samitit:Reklamë

Në orën 09.30 – Takim Bilateral me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

Në orën 10.00 – Takim Bilateral me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë

Në orën 10.30 – Mbërritja e delegacioneve

Në orën 11.00 – Seanca Plenare

Në orën 12.30 – Foto Familjare

Në orën 12.30 – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi

Në orën 13.00 – Drekë Pune

Në orën 15.00 – Firmosje e marrëveshjeve

Në orën 15.15 – Ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Informimit Kulturor./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz