BallinaLajmeKurti: Nga dhimbja e popullit tonë po lind një forcë që ndihmon...

Kurti: Nga dhimbja e popullit tonë po lind një forcë që ndihmon edhe popujt tjerë

Të ngjajshme

Osmani folëse në TED Talk, prezanton të vërtetën e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani do të jetë një nga folëset...

Ademi uron “Dardanet” pas fitores ndaj Bullgarisë: Hap i rëndësishëm drejt Ligës B

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Blero po bëhet baba, Eronita publikon fotot me barkun e fryrë

Këngëtari Blero dhe gruaja e tij Eronita, janë në...

Messi mbetet pa trajner, largohet Mascherano

Kampionia e MLS, Inter Miami ka mbetur pa trajner. Kjo...

Kryeministri Albin Kurti, në shënimin e 14 Prillit, Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka deklaruar në Kuvend se përvoja e vendit në adresimin e kësaj plage po merr vlerësim ndërkombëtar.

Ai theksoi se, përkundër mungesës së reflektimit nga Serbia, Kosova po shërben si shembull i rëndësishëm për shtetet e tjera të prekura nga konfliktet.

Kurti veçoi bashkëpunimin me Ukrainën, duke thënë se shkëmbimi i përvojave po kontribuon në mbështetjen dhe fuqizimin e të mbijetuarave edhe përtej kufijve të Kosovës.

“Përkundër mungesës së reflektimit nga Serbia, përvoja e Republikës së Kosovës në adresimin e dhunës seksuale gjatë luftës po shërben si shembull i rëndësishëm për vende të tjera të prekura nga konflikti. Në veçanti, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave me Ukrainën dëshmon se praktikat tona po kontribuojnë në mbështetjen dhe fuqizimin e të mbijetuarave edhe përtej kufijve tanë. Nga dhimbja e popullit tonë po lind një forcë që ndihmon edhe popujt tjerë”, tha Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz