back to top
Thursday, September 25, 2025
BallinaLajmeKurti në SHBA, Arifi: Takimi me një kongresmen nuk e largon pezullimin...

Kurti në SHBA, Arifi: Takimi me një kongresmen nuk e largon pezullimin e SHBA-ve ndaj Kosovës

Të ngjajshme

Ditën e djeshme Kryeministri i Kosovës Albin Kurti udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vizita në Shtetet e Bashkuara u bë beteja e radhës politike në Kosovë, sidomos pas krisjes së raporteve me Amerikën që çoi në pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik.

Ndërsa ditën e sotme Kurti zhvilloi takim me kongresistin republikan Keith Self, të cilin e mirëpriti në mjediset e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York.

Mirpo sipas analisitit politik, Dritoro Arifi këto vizita e takime janë pozitive por nuk prodhojnë rezultat nëse nuk kemi takim të nivelit të lartë.

‘’Vizita po bohet për shkak të takimeve që po mbahen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Janë vizita e takime pozitve por nuk prodhojnë rezultat pasi që nuk po ndodh ndonjë takim biletar në Washington DC apo Departamentin e Shtetit por në Asamblenë e OKB-së. Takimet e tilla nuk i largojnë sanksionet e BE-së e as nuk e largojnë pezullimin e dialogut strategjik të SHBA-ve karshi Kosovës’’ është shprehur Arifi për Indeksonline.

Arifi thotë se takimi me një kongresmen nuk e largon pezullimin por atë e bën Qeveria Amerikane.

‘’Jo vëretje nuk do të ketë, ata nuk dëshirojnë ta dëmtojnë Kosovën.Eseanca është se ne nuk po zhvillohemi, pra sipas logjikës nesë ti nuk zhvillohesh si shtet atëherë ti je humbës në secilin aspekt. Nesë këta kishin pas takime serioze do të na kishin çmendur duke i pubikuar nëpër faqet zyrtare. Faqet e kryeministrit dhe Ministrisë janë të rëndësishme e jo faqet e partisë. Këta e kanë keqkuptuar edhe logjikën shtetërore. Takimi me një kongresmen nuk e largon pezullimin, atë e bën vetëm Qeveria Amerikane’’ shprehet Arifi.

Në fund Arifi thotë se Shba-ja Kosovën e shen si storie të vetën personale, prandaj çdo jo zhvillim i Kosovës është dështim i SHBA-ve në një mënyrë.

‘’Kurti nuk besojë që do ti kërkohet diçka konkretisht sepse ai e din qfarë detyre ka qeveria.Së pari duhet ta bëjë sa më parë qeverinë, pra është obligimi i parë, mandej parlamenti të funskionalizohet, të miratohen ligjet. Mosformimi i institucioneve është edhe kundër interesave amerikane sepse Shba-ja Kosovën e shen si storie të vetën personale, prandaj çdo jo zhvillim i Kosovës është dështim i SHBA-ve në një mënyrë’’, thekson Arifi.

Nga Zyra e Kryeministrit, nuk kanë bërë të ditur se cila do të jetë agjenda e Kurtit gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz