back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeKurti në mbledhje të partisë i sulmon mediat e i lidhë me...

Kurti në mbledhje të partisë i sulmon mediat e i lidhë me Serbinë: Kujdes nga informoheni, duhet t’i kemi filtrat tanë

Të ngjajshme

Gërvalla dhe Peci kritikojnë bllokadën institucionale

Partia “Guxo” ka prezantuar sot kandidatët e saj për...

Buja viziton disa bujq, zotohet do të ndërmerr masa specifike që i fuqizojnë fermerët

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja është zotuar...

Arjen Robben fillon karrierën profesioniste në Padel

Futbollisti legjendar, Arjen Robben filloi karrierën e tij në...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u propozua sot në një mbledhje të partisë për kryeministër. Pasi u votua unanimisht, ai e mori fjalën dhe mbajti një fjalim të gjatë, në të cilën i përmendi edhe mediat.

Pa ua përmendur emrin, Kurti foli për “ata që kanë për detyrë të informojnë”, duke thënë se po krijojnë “mjegull dezinformative”.

“Të dashur qytetarë, të dashur aktivistë, sot nuk vuajmë nga mungesa e informacionit sikur dikur, por nga kaosi i tij. Në njëfarë mënyre, tash më shumë se një çerekshekulli, terri informativ nën okupim të egër të Serbisë është zëvendësuar me një mjegull dezinformative në kushte të lirisë. Dhe këtë kaos prej mjegule, po gjejnë vend lajmet që shpeshherë nuk ua dimë burimin se prej nga vijnë ato. Sot nuk është problemi as te identifikimi i gënjeshtrës, sepse nuk po fshihen më nga ajo, por te përsëritja e vazhdueshme e saj”, tha ai.

Kurti tha se kjo që po shkruhet në media është “pjesë e luftës hibride që i bëhet Republikës së Kosovës”.

Anëtarëve të partisë, por edhe qytetarëve, Kurti u kërkoi kujdes për “adresat nga po informohemi”.

“Si asnjëherë më parë, duhet pasur kujdes edhe për adresat nga po informohemi e kush po i thotë ato. Nëse ata që kanë për detyrë të informojnë nuk kanë filtra ndaj këtyre lajmeve, nëse edhe nuk i bëjnë ato me qëllim, duhet ne vetë si qytetarë e si aktivistë t’i kemi filtrat tanë ndaj këtyre informacioneve, aq shpesh, aq shumë dezinformuese”, tha ai.

Kurti tha se “kjo s’ka si të mos lidhet edhe me raportin e pazgjidhur që kemi me fqinjin tonë verior” duke iu referuar Serbisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz