BallinaLajmeKurti merr pjesë në pritjen e organizuar nga MPJD, përfundim i...

Kurti merr pjesë në pritjen e organizuar nga MPJD, përfundim i edicionit të 8-të të Konferencës së Ambasadorëve

Të ngjajshme

Tkurrja e popullsisë, Shqipëria regjistroi më shumë vdekje se lindje në fillim të 2026-ës

Kurbat e demografisë shqiptare kanë shënuar një pikë kthese...

11 persona të lënduar në aksidentin që ndodhi në Prilep të Deçanit

Sot rreth orës 18:00, Policia e Kosovës ka marrë...

Ibrahimi: Ministri Krasniqi s’ka të drejtë të përzihet në punët e Asociacionit të Komunave

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi,...

Personi i afërm me Vjosa Osmanin: VV-ja synon devijojë marrëdhëniet me SHBA-në

Kandidati i LDK-së për deputet, Bardhyl Hasanpapaj ka thënë...

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me rastin e përfundimit të edicionit të 8-të të Konferencës së Ambasadorëve.

Konferenca e Ambasadorëve, e cila edhe sivjet ka mbledhur në Prishtinë përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës të akredituar nga e gjithë bota, është mbajtur përgjatë tri ditëve me sesione dedikuar planifikimit strategjik të politikës së jashtme dhe forcimit të rolit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Gjatë konferencës u organizuan panele me drejtues të institucioneve dhe diskutime të ndryshme gjatë të cilave u trajtuan tema si, siguria dhe mbrojtja si prioritet gjeostrategjik i vendit, kërcënimet edhe rreziqet jokonvencioanle të sigurisë, organizatat ndërkombëtare dhe politikat e sigurisë, diplomacia publike, imazhi i vendit dhe angazhimi i diasporës, diplomacia ekonomike, si dhe çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz