back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaLajmeKurti: Kriza politike ka paralizuar institucionet dhe vonuar proceset reformuese

Kurti: Kriza politike ka paralizuar institucionet dhe vonuar proceset reformuese

Të ngjajshme

Çka tani? A do shkohet në zgjedhje të reja?

Kushtetuta e Kosovës përcakton që nëse përbërja e propozuar...

KDI: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja më optimale

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është shprehur i zhgënjyer...

Real Madrid – Barcelona, formacionet e mundshme

Ndeshja më e madhe e vitit në futboll po...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në Kuvend theksoi se kriza politike dhe mosarritja e marrëveshjes për formimin e qeverisë së re kanë shkaktuar pengesa serioze në funksionimin e institucioneve të shtetit.

Sipas tij, vonesat kanë ndikuar drejtpërdrejt në procese të rëndësishme ndërkombëtare dhe reformuese.

Ai shtoi se gjatë gjashtë muajve të fundit janë bërë përpjekje të vazhdueshme për krijimin e një shumice qeverisëse, mirëpo ato kanë dështuar për shkak të refuzimit të partive të tjera parlamentare për të hyrë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kurti theksoi se nëse do të ishte pranuar oferta e VV-së për bashkëpunim, tashmë vendi do të kishte qeverinë e re dhe numrat e nevojshëm për zgjedhjen e Presidentit:

“Kjo vonesë ka ndikuar në mbarëvajtjen e punëve shtetërore, janë vonuar marrëveshjet ndërkombëtare, Plani i Rritjes me BE-në, proceset e reformave dhe është lënduar besueshmëria e shtetit tonë para partnerëve tanë ndërkombëtarë. Në këto gjashtë muaj, përpjekjet për ndërtimin e një shumice qeverisëse nuk dhanë rezultat, përkundër tentativave tona të disahershme. Asnjëra nga partitë parlamentare të cilave u bëmë ftesë nuk ka pranuar të hyjë në marrëveshje për bashkëqeverisje, megjithëse vota e qytetarit kësaj radhe kishte përcaktuar se duhej të kishte një koalicion qeverisës. Po të pranohej oferta jonë për bashkëpunim, sot do të kishim mundësinë t’i jepnim vendit edhe qeverinë e re të koalicionit dhe do të kishim numrat e nevojshëm për zgjedhjen e Presidentit.”tha Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz