BallinaLajmeKurti: Konjufca ka afat edhe 10 ditë për qeverinë, s’është e mençur...

Kurti: Konjufca ka afat edhe 10 ditë për qeverinë, s’është e mençur të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor edhe në prill

Të ngjajshme

Çka i ndodhi? Egla poston foto nga spitali …

Aktorja dhe fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Egla...

Nisin sot punimet e Kosova Finance Forum 2026

Pas hapjes solemne të mbajtur mbrëmjen e kaluar, sot...

Maqedonci: Anëtarësimi në NATO dhe BE, synim strategjik i Kosovës

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur në...

AGK mirëpret ndalimin e të dyshuarit për kërcënimin ndaj gazetarit Betim Musliu

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm ka...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar para gazetarëve sot pasi e vizitoi Institutin për Krime Lufte, ku u pyet nëse po zhvillohen bisedime me ndonjë parti ose deputetë për krijimin e qeverisë së re.

Kurti tha se mandati tashmë i është dhënë Glauk Konjufcës dhe se sipas tij nuk është punë e mençur që të ketë zgjedhje.

“Sa i përket krijimit të qeverisë, kanë ngelur edhe 10 ditë. Mandati i është dhënë nga presidentja Osmani Glauk Konjufcës nga VV, ne urojmë për më të mirën. E ritheksojmë, nuk mendojmë se është punë e mençur të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor edhe pastaj sërish në prill. Kështu që deputetet janë para përzgjedhjes ose Kurti 2.5 deri në dhjetor ose Konjufca 1 deri në prill. Por pa asnjërën prej tyre nuk është e mundur, duhet të përcaktohen për njërën prej tyre. Besoj që në këtë javë dhe në fillim të javës së ardhshme do të mund të kemi informacion më të saktë”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz