back to top
Thursday, July 31, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKurti ia humb meritat Osmanit: I vjen zor të thotë se presidentja...

Kurti ia humb meritat Osmanit: I vjen zor të thotë se presidentja bëri kërkesë të vazhdohet programi i MCC

Të ngjajshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur vendimin e administratës së ish-Presidentit amerikan Donald Trump për të vazhduar Programin Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Kosovën, duke e cilësuar si një hap të jashtëzakonshëm për vendin dhe një dëshmi e rëndësisë që i jepet partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në reagimin e tij publik, Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen amerikane dhe nënvizoi angazhimin e përditshëm të institucioneve të Kosovës për një bashkëpunim të fortë dhe të besueshëm me SHBA-në. Megjithatë, në postimin e tij mungoi çdo përmendje e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka qenë ajo që zyrtarisht i është drejtuar administratës amerikane me kërkesën për vazhdimin e financimit nga MCC, transmeton lajmi.net

Mosnjohja e rolit të Presidentes në këtë proces shihet si një tjetër tregues i ftohjes së marrëdhënieve ndërmjet dy udhëheqësve të shtetit, të cilët tashmë prej kohësh kanë pasur mospajtime të hapura për çështje të ndryshme politike dhe institucionale. Analistë dhe njohës të zhvillimeve politike në vend e kanë interpretuar këtë qëndrim si vazhdimësi e tensioneve mes presidencës dhe qeverisë.

Postimi i plotë: 

Vazhdimi i Programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Kosovën nga administrata e Presidentit Donald Trump është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë. Edhe më shumë të lumtur dhe krenarë na bën fakti që Republika jonë është një ndër shtetet e pakta për të cilat financimi i programeve të MCC-së do të vazhdojë.
Jemi thellësisht e përherë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe angazhohemi çdo ditë për partneritet të fortë e të besueshëm./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit